Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulimi i ri: Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli
Një studim i ri thotë se ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të të nxehtit po e përshpejton procesin e plakjes te njerëzi, me pasoja që mund të jenë të krahasueshme me dëmet që shkaktojnë pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, dieta e dobët apo mungesa e aktivitetit fizik. Sipas shkencëtarëve, temperaturat ekstreme, që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të krizës klimatike, mund të shkaktojnë dëme afatgjata në shëndetin e miliarda njerëzve në mbarë botën. Derisa ishte tashmë e ditur se valët e të nxehtit shkaktojnë rritje të menjëhershme të vdekjeve të parakohshme, siç ishte rasti me thuajse 600 vdekje të lidhura me një valë të nxehti në Angli, kjo është një nga analizat e para që shqyrton ndikimin afatgjatë. Në një...