Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tare për ndërtimin e lavazhit në hyrje të Shpellës së Spilesë, DRTK: Nuk cënon monumentin
Studiuesi Auron Tare denoncon ndërtimin e një lavazhi automjetesh pranë Shpellës së Spilesë në qendër të Himarës, monument kulture. ”Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor”, shkruan Tare. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, thotë se nuk bëhet fjalë për një ndërtim të ri, por për një objekt ekzistues, që nuk cënon monumentin pasi gjendet disa metra larg shpellës. Statusi i plotë i Auron Tares Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa rrëfenja interesante kjo Shpellë më e bukura sigurisht është ajo me...