Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gazetarja nxjerr foton e panjohur të Artur Zhejit si gazetar i Radio Radicale: Do na mungosh me shqipen e bukur dhe erudite që flisje
Gazetarja Klara Buda ka nxjerr një foto të panjohur të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji, si gazetar i Radio Radicale në Shkup. Krahas fotos së postuar në Facebook, ajo shprehet se do i mungojë me shqipen e tij të bukur. “Do të mungosh për shqipen e bukur dhe erudite që flisje…për inteligjencën dhe ironinë e hollë…Lamtumirë Artur Zheji”, shkruan Buda. “Një çast i rrallë i viteve 1992–1993, në Shkup: në të djathtë kolegu Artur Zheji, për Radio Radikale në Romë, në mes Eshref Aliu, deputet i Partisë për Prosperitet Demokratik në parlamentin e parë pluralist të Maqedonisë së veriut, dhe në të majtë unë Klara Buda për Radio France Internationale në Paris. Të tre gazetarë, pasi Eshref Aliu kishte qenë gazetar i “Flakës”. Kjo tryezë...