Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tajfuni i fuqishëm godet Vietnamin, erërat dhe reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje! 600 mijë të evakuuar
Një tajfun i fuqishëm goditi provincat bregdetare të Vietnamit, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu që rrëzuan pemë dhe shkatërruan çatitë e shtëpive. Shkollat dhe aeroportet janë mbyllur, ndërsa rreth 600 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga banesat e tyre përpara se tajfuni Kajiki të mbërrinte në provincën bregdetare Ha Tinh, pasditen e së hënës. Një banor i evakuuar nga provinca Nghe An tregoi se uji përmbyti gjithçka përreth, duke e përshkuar situatën si tmerrshme. Ky tajfun vjen një vit pas tajfunit Yagi, stuhisë më të fuqishme që ka goditur Vietnamin në 30 vitet e fundit, e cila shkaktoi 300 viktima në këtë vend. Qendra meteorologjike e Vietnamit ka paralajmëruar për rrezik përmbytjesh të menjëhershme dhe rrëshqitjesh dheu, ndërsa 400...