Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi. Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara, dhe nuk ka rrezik për përhapje të flakëve, megjithatë është kërkuar ndërhyrje nga ajri. Top Channel