PREKËSE! Dy motrat u përplasën për vdekje teksa shkonin te vëllai me leuçemi, gjyshja: Mos ikni, kam parë ëndërr të keqe

Motrat Dhimaku (viktimat)

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tregjik ku humbën jetën dy motrat, Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe e plagosur mbeti shoqja e tyre Antonela Zhupa. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10-vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.
Në shoqërinë e shoqes ato kishin marrë leje të prindërit të pinin kafe në Sarandë dhe donin të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël, por që babai i kishte thënë se “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “kam parë një ëndërr të keqe”. Fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes.
23-vjeçari, Kevin Nora që shkaktoi aksidentin tragjik është arrestuar. Nora po udhëtonte me një mjet tip “Audi”, i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip “Lancia” ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar opinionin publik./ZËRI