U procedua nga policia, biznesmeni Juljan Morina vijon sulmet ndaj gazetarit Almer Toska

U procedua nga policia, biznesmeni Juljan Morina vijon sulmet ndaj gazetarit Almer Toska

Biznesmeni Juljan Morina ka reaguar pas përplasjes me gazetarin Almer Toksa, të cilit i dërgoi mesazhe fyese dhe kërcënuese për të cilat u procedua nga policia e Tiranës. Edhe teksa mundohet të justifikojë veprimet e tij, Morina vijon sulmet ndaj gazetarit. Sipas tij, acarimi ka ardhur për shkak se Almer Toksa ka tentuar të përbaltë punën e tij dhe kompanitë që ai drejton. “Të nderuar bashkombas, miq e dashamirës! Desha t’ju përcjell në respekt tuajin një ndjesë të thellë publike lidhur me një reagim timin të irrituar ndaj një pseudogazetari i cili është munduar të përbaltë punën, mundin, kontributin tim në kompanitë që drejtoj dhe jo vetëm. Përsos kësaj desha të shpreh indinjatën dhe shqetësimin tim lidhur me disa shkrime te publikuara nga ky pseudogazetar...