A është ushqimi me shuuumë kalori shkaktar i akneve? Përgjigjen dermatologët

A është ushqimi me shuuumë kalori shkaktar i akneve? Përgjigjen dermatologët

Personat që vuajnë nga aknet shpesh kanë lëkurë më të yndyrshme, gjë që i çon disa të besojnë se ushqimet me yndyrë si pica apo hamburgerët shkaktojnë shpërthime aknesh në lëkurë.    “Njerëzit mendojnë se ngrënia e ushqimeve të yndyrshme shton vajin në lëkurë dhe kjo shkakton akne,” thotë Dr. Rosalind Simpson, dermatologe në Universitetin e Nottingham. “Por ky është një keqkuptim. Yndyra në lëkurë, e njohur si sebum, prodhohet nga poret dhe ndikohet kryesisht nga hormonet dhe gjenetika.”   Shkaktari kryesor i akneve është rritja e androgjeneve (hormoneve mashkullore), që ndodh tek të dyja gjinitë gjatë pubertetit. Kjo rritje nxit prodhimin e shtuar të sebumit, i cili së bashku me qelizat e vdekura të lëkurës mund të bllokojë poret. Kjo krijon një mjedis të...