Për herë të parë në gati 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Për herë të parë në gati 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, do të flasë muajin e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP një zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Sirisë. Sharaa “do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ku do të mbajë një fjalim” – tha zyrtari sirian, duke folur në kushte anonimiteti, sepse nuk ishinte i autorizuar që të fliste me gazetarë, shkruan gazeta "The Times of Israel". Më tej, zyrtari shtoi se Sharaa do të jetë presidenti i parë sirian që do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme që nga viti i largët, 1967. Rebelët e udhëhequr nga grupi i Sharaas e rrëzuan nga pushteti në dhjetorin e vitit të kaluar ish-presidentin Bashar...