Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shkaktoi aksidentin që i mori jetën dy motrave, 23-vjeçari i arrestuar specialist në Ministrinë e Brendshme
Kevi Norra, 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në Sarandë është arrestuar, ndërsa është publikuar edhe fotoja e të riut. Kevi Norra Pas testit të alkoolit, rezultoi se Norra, i cili punon si specialist në ministrinë e Brendshme, drejtonte automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur. Policia e Sarandës bëri me dije se testi i parë i alkoolit tregoi nivelin 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë 1.42 mg/l. Duke tentuar një parakalim të gabuar, automjeti i tij është përplasur kokë më kokë më makinën tip “Lancia” në të cilën ishin tre vajza. Përplasja rezultoi fatale për dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 22 dhe 20 vjeçe. Ndërkohë nga aksidenti mbeti e plagosur edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Traumës...