Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            FOTO/ Kryeministri përfundon pushimet dhe kthehet në zyrë, gati të zbulojë kabinetin qeveritar “Rama 4”
                            Edi Rama TIRANË- Pas 3 javësh pushime në vilën qeveritare në Dhërmi, kryeministri Edi Rama është rikthyer mesditën e kësaj të hënë ne zyrën e tij. Siç duket edhe në foton e mëposhtme, kreu i qeverisë shfaqet i veshur sportiv, me rroba të zeza, teksa hyn në godinën e Kryeministrisë.  Rama duke shkuar pnë zyrën e tij Me rikthimin e kryeministrit në zyrë, pritet që në në ditët në vijim të shpallet edhe qeveria e re. Siç e ka bërë traditë, në fund të gushtit, pritet të mblidhet Ambleja Kombëtare e PS-së, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”./ZËRI