“Gjelat në Pentagram” – Fondacioni Rame Lahaj sjell muzikën klasike në 10 qytete të Kosovës

“Gjelat në Pentagram” – Fondacioni Rame Lahaj sjell muzikën klasike në 10 qytete të Kosovës

Fondacioni Rame Lahaj sjell projektin më të ri “Gjelat në Pentagram”, një udhëtim muzikor që do të zhvillohet nga data 2 deri më 11 shtator në 10 lokacione të ndryshme të Kosovës. Qëllimi i këtij projekti është t’i afrojë fëmijët dhe të rinjtë me muzikën klasike dhe operistike, veçanërisht në komunitete rurale dhe më pak të privilegjuara, që kanë përjetuar pasojat e luftës. Gjatë këtij turneu, tre muzikantë profesionistë nga Gjermania do të mbajnë koncerte interaktive, duke sjellë përvoja të veçanta për publikun e vogël dhe duke ndërtuar një lidhje të re me artin dhe kulturën. “Me ‘Gjelat në Pentagram’, ne besojmë se po mbjellim farat e një audience të re që nesër do të rritet me dashurinë për artin, kulturën dhe vlerat artistike,” thuhet...