Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ul siparin skena e “Vajza Fest 2025”, në një natë spektakolare festive
Nga Albert Vataj Mbylli siparin në mesnatën e mbrëmshme me një atmosferë shpërthyese fetive, në një skenë gjigande me kënge dhe valle, “Vajza Fest 2025”, një event që nisi si takim brezash për t’u shndërruar në një traditë.Për tre ditë me radhë, fshati Vajzë i Labërisë u shndërrua në një tempull arti, kulture dhe kujtese. Nga çdo anë e Shqipërisë, njerëzit u mblodhën për të festuar, për të kënduar dhe për të rikthyer në gjallëri hijen e rrënjëve të tyre. Aty ku polifonia ngjizet me gurin, ku vargjet e poetëve zgjohen bashkë me aromën e gjethes, ku loja e aktorëve përplaset me sfidën e garës, dhe ku malli për traditën gërshetohet me shijen e gatimeve, “Vajza Fest 2025” kurorëzoi një ngjarje që nuk është vetëm...