Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët rrezikuan banesat përreth, pranga 63-vjeçarit në Dimal

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët rrezikuan banesat përreth, pranga 63-vjeçarit në Dimal

Një 63-vjeçar është arrestuar në Diaml për zjarrvënie. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale K.B., banues në fshatin Poshnje, ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët dogjën disa bimë dhe rrezikuan banesat përreth. Njoftimi: Dimal/Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin K. B., 63 vjeç, banues në Poshnje, Dimal. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë...