Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I kërkuar për trafik droge e grup kriminal, arrestohet në malin e Tomorrit
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe policia e Durrësit arrestuan në Malin e Tomorrit, një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Policia njofton se ndaj 46-vjeçarit Dorian Beu, GJKKO-ja kishte vendosur masë sigurie “Arrest në burg”. “Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest...