Era e fortë u largoi gomonen plastike nga jahti i tyre, shpëtohen në Qeparo dy turistët gjermanë që rrezikonin mbytjen

Era e fortë u largoi gomonen plastike nga jahti i tyre, shpëtohen në Qeparo dy turistët gjermanë që rrezikonin mbytjen

Dy turistë gjermanë janë shpëtuar mbrëmjen e vonë të së dielës në Qeparo, pasi gomonia e tyre ishte spostuar shumë nga era dhe ishte larguar nga jahti i tyre, duke e bërë të pamundur kthimin. Ata kanë njoftuar sallën e Komisariatit të Policisë Himarë pas orës 22:00, e më pas menjëherë u ësht5ë dhënë ndihma. Ata janë nxjerrë të sigurtë në portin e Himarës. “Ne oren 22: 45 ne zonen e Qeparoit u gjeten dy personat rreth 100M larg bregut te detit me një gomone plastike rreth 2 metra pa motorr, (me lopata) me emrin Timini, te cilët ishin shkeputur nga Jahti personal i tyre me emrin “Tiaman”. Personat që u shpëtuan nga mjeti lundrues i policisë i kishte marre era e forte dhe e...