Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Babë e bijë përplasen nga makina, transportohen në gjendje të rëndë për në spital
Një aksident i rëndë me dy të plagosur, ka ndodhur në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë, në afërsi të fshatit Çunat. U raportua se një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë. Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia e qarkullimit po disiplinon trafikun dhe pritet ekspertiza shkencore.