Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Balluku në festën e Sh’Mrajas në Lurë: Ekspozohen traditat dhe kultura e zonës
Festa e Sh’Mrajas po kthehet në një traditë të përvitshme në kalendarin e aktiviteteve që organizohen në Lurë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në festën e Sh’Mrajas mes banorëve e vizitorëve që nuk mungojnë në Lurë. Në një postim në rrjetet sociale, Balluku u shpreh se kjo është një festë që i bashkon të gjithë, ku ekspozohen me krenari traditat dhe kultura e pasur e zonës. “Kisha e fshatit, që mban emrin Sh’Mraja, është një tjetër thesar jo vetëm i Lurës. Kënaqësi që u riktheva sërish për ta vizituar”, tha Balluku. Kisha e Shën Mërisë, e cila ruan brenda saj rrënoja të kishës së vjetër 630-vjeçare, është një pasuri e Lurës. E restauruar së fundmi, kjo kishë është edhe një destinacion...