Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Spiropali në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Bota në luftë, paqja duhet të jetë përpjekje e përbashkët!
Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në aeroportin “Nënë Tereza”, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se vitet e fundit kanë ndryshuar rrënjësisht perceptimin e botës për paqen dhe sigurinë. “Çdo mëngjes, nga Tirana në Uashington, Paris, Berlin apo Bruksel, fëmijët mësojnë të njohin tingullin e raketave para se të njohin gjuhën amtare; të moshuarit, në vend të kambanave të festave, dëgjojnë zhurmën e dronëve që marrin jetë,” u shpreh ajo. Kryeparlamentarja nënvizoi se lufta, njësoj si perëndia romake Janusi, ka shumë fytyra dhe forma, duke shtuar se askush nuk është i imunizuar ndaj frikës, humbjeve dhe pasigurisë që sjell ajo. Duke...