Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Koçiu: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po transformohet në qendër moderne shëndetësore
Spitali Rajonal i Gjirokastrës “Omer Nishani” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, i cili pritet të sjellë një transformim rrënjësor të shërbimeve dhe infrastrukturës shëndetësore në qytetin e gurtë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, publikoi pamje nga punimet që po zhvillohen, duke theksuar se godina “po rilind nga themelet” dhe shumë shpejt do të ofrojë kushte moderne për mjekët, infermierët dhe pacientët. Rikonstruksioni i plotë i godinës 8,600 m² do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve shëndetësore për mbi 60 mijë banorë të qarkut, si dhe për mijëra turistë që vizitojnë Gjirokastrën çdo vit. Spitali “Omer Nishani” mbulon një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë urgjencën, kirurgjinë, pediatrinë, infektivin, radiologjinë dhe patologjitë, të cilat pas rikonstruksionit do të pajisen...