FOTOT / Nga palestra në qeli: Kush janë dy të rinjtë që u përfshinë në “Far West”-in e natës me Policinë, grabitja që shkoi keq…

Ardit Domi dhe Lorenc Cali

TIRANË – Ardit Domi dhe Lorenc Çali, dy personazhet që shihni në foto, u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë e Shtetit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se dy të rinjtë, prej të cilëve njëri ndodhet në ambientet e paraburgimit dhe tjetri në spital, janë të skeduar për disa vjedhje të tjera.
Por çfarë ndodhi mbrëmë gjatë natës?
Ajo që nisi si një grabitje, përfundoi keq. Ngjarja që mund të kishte rezultuar tragjike për dy të rinjtë por edhe efektivët që u përballën me rezistencën e tyre të armatosur, nisi në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës–Tiranë, në Sukth, në vendin e njohur si “Çifligu”, ku një patrullë policie dalloi një makinë që ishte denoncuar si e vjedhur më 20 gusht. Kjo makinë, më datë 21 gusht, ishte përdorur në një grabitje në një karburant në Sukth, ku u morën lekët e xhiros ditore.

Ardit Domi, i plagosuri

Ardit Domi, i plagosuri

Ardit Domi, i plagosuri

Në këtë moment, patrulla iu vu në ndjekje mjetit në autostradë, i cili nuk iu bind shenjës së ndalimit.
Gjatë rrugës, shpejtësia me të cilën po ecte makina bëri që në Vorë ajo të dilte nga rruga. Por dy të rinjtë nuk ndaluan. Ata nisën të qëllonin me armë zjarri, e dyshohet se përdorën kallashnikov ndaj Policisë së Shtetit.
Shërbimet që ishin në vendngjarje, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.
Njëri nga dy të rinjtë, Ardit Domi, 28 vjeç, u plagos dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që Lorenc Çali vijoi rezistencën me armë zjarri. Ai u neutralizua dhe u arrestua. Në automjet u gjet një armë zjarri automatike me 2 krehra.

Lorenc Cali

Lorenc Cali

Por kush janë dy të rinjtë?Nga një vëzhgim i fotove të tyre, shihet se të dy janë të dhënë pas makinave, palestrës dhe veshjeve me brande të dukshme, edhe pse imitime. Tashmë të dy janë nën arrest dhe duhet të përballen në gjykatë me disa akuza, duke nisur nga vjedhja, vjedhja me dhunë, e deri te tentativa për vrasje të punonjësve të shtetit gjatë kryerjes së detyrës./ZËRI