Rama: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet për t’i shërbyer banorëve dhe turistëve

Rama: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet për t’i shërbyer banorëve dhe turistëve

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, duke u shndërruar në një qendër moderne për kujdesin shëndetësor. Sipas tij, ky investim i rëndësishëm do t’u shërbejë mbi 60 mijë banorëve të zonës, si edhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit qytetin e gurtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Rama theksoi se ky projekt është pjesë e planit të qeverisë për forcimin e infrastrukturës shëndetësore, duke synuar rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe sigurinë për qytetarët dhe vizitorët.