Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tragjike në Shkodër! Gruaja i jep fund jetës duke u vetëdjegur në oborrin e banesës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 11:30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në oborrin prapa banesës së saj, është vetëdjegur me lëndë djegëse 78-vjeçarja me inicialet H.A. Sipas burimeve paraprake, e moshuara dyshohet se vuante nga depresioni. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.