Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar më një postim në facebook pas emërimit të Ergys Hoxhës si drejtues i IKMT.
“Ergysi i drogës emërohet në krye të IKMT”, shkruan Berisha.
“Dënoj me forcën më të madhe konsiderimin e drogës si meritë biografike nga Ramaduro i Tiranës” vijon mesazhi i liderit te opozitës që i ka bashkangjitur edhe një mesazh nga qytetari digjital që shpjegon këtë aferë.
Postimi:
Droga si meritë biografike!
Ergysi i drogës emërohet në krye të IKMT.
Miq, shkallaren e turpit të narkoshtetit e ngjit vetëm me drogë!
Dënoj me forcën më të madhe konsiderimin e drogës si meritë biografike nga Ramaduro i Tiranës.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
“Doktor mirëdita familjarisht
Gojët e liga thonë, se Ergusin e paska emëruar Ramësi në fshehtësi e pa zhurmë, në krye të IMT-së
Ergys Hoxha dora kriminale, i cili po ushtron presion ne hije e fshehtësi, duke ba reprezalje në hapësirat publike…
Duke nxjerre mijëra bare e lokale në mëshirë të zotit, dhe qytetarët gati të marrin rrugët e botës.
Kush është ky kriminel, që sa herë që Rama do të shtypi popullin dhe t’ju rrënojë pasuritë, emërohet në detyrë nga Rama, ne mënyre të pa ligjshme.
Aq ma tepër i thirrur nga SPAK?
Ky emërim vjen; Mbasi Rama e shkarkoi ‘Gysin e drogës’ si nëndrejtor i Doganave, për ti hapur rrugë shkarkimit të nëndrejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Doganave, Ergys Hoxha, i etiketuar në media dhe i vetëprezantuar si ‘Gysi i drogës’. Nuk dihen arsyet e largimit të personazhit kontrovers Ergys Hoxha, por nuk përjashtohet ndonjë hetim nga SPAK ose informacion nga partnerët ndërkombëtar për veprimtarinë e tij.
Ergys Hoxha po hetohej nga Prokuroria e Durrësit për një skemë korrupsioni me zhdoganimin e makinave, bashkë me kunatin e tij doganier Endrit Pëllumbi si dhe Drejtorin e Hetimit Doganor, Artur Sejati, një ‘ujk i vjetër’ i trarëve të doganave, i arrestuar në Greqi për kontrabandë.
Këtë Ergysin me kapele me yllin e kuq partizan,Edi Rama pa bërë zhurmë as bujë, direkt të komanduar e paska emëruar drejtor të IMT -se .
Nga kreu i antidrogës ku lëvizte droga vuu.Te Dogana e TR në pozicionin e nëndrejtorit. Dhe tashi Ramsi në heshtje e emëron Krye Inspektor për Mbrojtjen e Territorit.
Këtë Ergysin me kapele me yllin e kuq partizan,Edi Rama pa ba zhurme as buje, direkt të komanduar e paska emëruar drejtor të IMT -së.
Nga kreu i antidrogës ku lëvizte droga vuu. Te Dogana e TR në pozicionin e nëndrejtorit. Dhe tashi Ramsi në heshtje e emëron Krye Inspektor për Mbrojtjen e Territorit.”
