Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Mbyllet panairi i librit “Valë dhe Fjalë” në Shëngjin, ndahen 4 çmime
“Valë dhe fjalë”, panairi i parë veror i librit që e shndërroi Shëngjinin në kryeqendrën e letërsisë shqiptare, u mbyll dje pas dy netëve të mbushura me letërsi, kulturë dhe frymëzim. Juria e kryesuar nga Liridon Mulaj, me anëtarë Alda Bardhyli dhe Monika Stafa, shpalli fituesit. Çmimin për poezinë më të mirë e mori shkrimtari Preç Zogaj. Shkrimtari Rudolf Marku u vlerësua me çmimin e karrierës “Ndoc Gjetja”. Vepra më e mirë studimore iu dha prof. dr. Sherif Bundo, proza më e mirë Odise Kotes dhe çmimi special Pashko Camajt. Kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu shprehu mirënjohjen për “Klubin e Letrave “Ndoc Gjetja” dhe Shtëpisë Botuese “Fishta””. “Një panair që e ktheu librin në kryefjalë dhe që do të vazhdojë si traditë në vitet që...