Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            “Vajza Fest 2025”, rikthehet në jetë zemra antike e olimpizmit në Amantian ilire
                            Nga Albert Vataj Në ditën e dytë të “Vajza Fest 2025”, Amantia u ngrit si një orakull i ringjallur, ku mijëvjeçarët u përkulën para një çasti të vetëm. Në atë amfiteatër të gurtë, ku koha ka gdhendur heshtjen e saj madhështore, tingujt e sotëm u përzien me jehonën e largët të lashtësisë. Gurët, të tharë nga shekujt dhe të rrahur nga erërat, u bënë altari i një flake të re që digjej me të njëjtin zjarr si dikur, flaka e garës, e fisnikërisë dhe e lavdisë.Në mes të këtij teatri të përjetësisë, shfaqen priftëreshat, sikur të kishin zbritur nga legjendat, duke bartur me duar të shenjta kurorat e ullirit. Fitimtarët i morën ato si një dhuratë të dritës, një lidhje të gjallë mes epokave, ku...