Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
126 vjet nga lindja e intelektualit të shquar, Jorge Luis Borges
Jorge Luis Borges Acevedo (Buenos Aires, 24 gusht 1899. – Gjenevë, 14 qershor, 1986) ka qenë një shkrimtar tregimesh të shkurtëra, eseist, poet, përkthyes dhe figurë kyçe e letërsisë së gjuhës spanjolle. Librat e tij më të njohur me tregime, Ficciones dhe El Aleph, të botuara në vitet 1940, janë përmbledhje me tregime të shkurtëra të ndërlidhura nga temat e përbashkëta, duke përfshirë ëndrrat, labirintet, bibIiotekat, pasqyrat, shkrimtarët e sajuar, filozofitë dhe fetë, shkruan KultPlus. Ngjarjet më të rëndësishme mbi biografinë e tij janë te lidhura ngushtë me disa nga paraardhësit e tij. Duke qenë se rrjedh nga një familje studiuesish dhe ushtarakësh Borges zgjodhi letërsinë megjithëse e pati një peng të madh për shumë kohë faktin që nuk zgjodhi ushtrinë. Nga 1914 deri 1921...