Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rriten tensionet në kufi, Kim Jong Un i përgjigjet Koresë së Jugut me testimin e dy raketave të reja mbrojtëse
Media shtetërore e Koresë së Veriut njoftoi se vendi ka testuar me sukses dy raketa të reja mbrojtjeje ajrore, gjatë një stërvitjeje të mbikëqyrur personalisht nga udhëheqësi Kim Jong Un. Sipas KCNA, raketat kanë “aftësi të lartë luftarake” dhe përdorin “teknologji unike”, edhe pse nuk u dhanë detaje të tjera teknike. Testi, i kryer të shtunën, “provoi se tiparet teknologjike të dy llojeve të predhave janë shumë të përshtatshme për të shkatërruar objektiva ajrorë të ndryshëm”, përfshirë dronë dhe raketa lundrimi, theksoi agjencia. Testi i Koresë së Veriut erdhi vetëm disa orë pasi Koreja e Jugut konfirmoi se kishte hapur zjarr paralajmërues ndaj ushtarëve verikoreanë që kaluan për pak minuta vijën ndarëse në Zonën e Demilitarizuar (DMZ). Sipas Yonhap, rreth 30 ushtarë të Phenianit hynë...