Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
4-vjeçarja shqiptare u mbyt në pishinë/ Familja e pranishme në shtëpi kur ndodhi aksidenti, kërkimet zgjatën rreth një orë
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen tragjike të një 4-vjeçareje shqiptare në Paxos të Greqisë, e cila u gjet e mbytur të premten pasdite në pishinën e një vile pranë shtëpisë ku jetonte me familjen. Kërkimet për vogëlushen filluan rreth orës 16:00 dhe zgjatën rreth 50 minuta, derisa ajo u gjet rreth orës 16:50. Kryetari i bashkisë së Paxos, Spyros Vlachopoulos, tha se oficerët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe përpoqën të jepnin ndihmën e parë për fëmijën, por pa sukses. “Prindërit nuk e kuptuan që ajo doli jashtë dhe atje ka një vilë me pishinë. Fëmija padyshim shkoi atje për të luajtur dhe pjesa tjetër është e trishtueshme…”, u shpreh Vlachopoulos. Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Paxos, Michalis Kantas, shtoi...