Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kreshnik Spahiu: Autostrada shqiptare, sfida e vërtetë pas uljes nga avioni
Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell dhe fluturim i qetë, pa turbulenca. Në sediljen ngjitur ishin rastësisht Emma dhe Sophia, dy gra gjermane që po vizitonin Shqipërinë për herë të parë. Ndërkohë që avioni po zbriste mbi bregdetin e Durrësit, Emma — e impresionuar nga pamja magjepsëse e detit dhe kodrave — u kthye nga unë dhe më pyeti: — Zotëri, sa kushton një makinë me qira? Sepse duam të eksplorojmë disa qytete të Shqipërisë. Papritur, buzëqeshja ime ngriu dhe fytyra më tradhtoi. Nuk munda ta fsheh reagimin. Ato, çuditërisht, e kuptuan mimikën time, dhe njëra prej tyre ma ktheu me shaka: — Ju ndoshta keni më shumë frikë...