Mbrojtja ajrore ruse rrëzon dronin mbi Moskë, pezullohen fluturimet në aeroporte

Mbrojtja ajrore ruse rrëzon dronin mbi Moskë, pezullohen fluturimet në aeroporte

Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një dron që fluturonte mbi Moskë dhe ekspertët po shqyrtojnë mbetjet e objektit fluturues në tokë, tha kryebashkiaku i qytetit Sergei Sobyanin në një postim në Telegram. Disa aeroporte në Rusinë qendrore kanë pezulluar operacionet për arsye sigurie, sipas agjencisë së sigurisë ajrore Rosaviatsia. Zyrtarët në aeroportin e Shën Petersburgut thanë se dhjetëra fluturime u vonuan. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin zbuluar dhe shkatërruar 32 dronë gjatë një periudhe tre-orëshe në disa zona të Rusisë qendrore. Top Channel