Me keqardhje të thellë, Klevis Balliu shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Artur Zhejit, duke e kujtuar si një mendje të ndritur dhe një zë të pazëvendësueshëm në mediat shqiptare.
Reagimi:
Me keqardhje mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe intelektualit të shquar, Artur Zheji.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të përzemërta për familjen Zheji, miqtë dhe të afërmit e tij.
Artur Zheji ishte një mendje e ndritur, një penë e rrallë dhe një zë i pazëvendësueshëm në jetën publike e mediatike të vendit.
I paharruar qoftë kujtimi i tij.
