Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Një vit para ndarjes nga jeta, Artur Zheji shkruante për vdekjen
Jo më larg se një vit më parë, gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta këtë të shtunë, kishte shkruar një reflektim të ndjerë për vdekjen. Shkrimi, i publikuar më 3 tetor 2024, shquhet për gjuhën e tij letrare dhe tingëllon sot si një postulat profetik për fatin tragjik që e goditi autorin. Zheji e përshkruante vdekjen si një fenomen që vjen befas, një “Zonjë madhështore” që shfaqet pa paralajmërim, duke e vendosur njeriun përballë kufirit të pashmangshëm. Në rreshtat e tij, ai e quante atë “Mbretëreshë të Zezë”, një figurë e heshtur dhe absolute që nuk pyet as për kohë, as për vend. Dhe pikërisht kjo “Mbretëreshë” e mori papritur gazetarin në udhëtimin e tij të fundit,...