Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Hedy Lamarr: Nga ikonë e Hollywood-it tek shpikësja që i dha botës Wi-Fi
Hedy Lamarr është një nga figurat më intriguese të shekullit XX, një emër që mishëron njëkohësisht shkëlqimin e kinemasë klasike dhe frymën novatore të shkencës moderne. E lindur në Vjenë më 1914 si Hedwig Eva Maria Kiesler, ajo u rrit në një mjedis intelektual ku që herët shfaqi prirje për artin dhe teknologjinë. Fama e saj ndërkombëtare shpërtheu në vitet ’30 dhe ’40, kur u bë një nga aktoret më të njohura të Hollywood-it. Filma si Algiers, Boom Town, Ziegfeld Girl dhe veçanërisht Samson and Delilah e shndërruan në ikonë të bukurisë dhe elegancës, duke e pozicionuar përkrah yjeve më të mëdhenj të epokës së artë të kinemasë amerikane, shkruan KultPlus. Por historia e Lamarr-it nuk kufizohet tek glamuri i tapetit të kuq. Përtej fasadës...