Unioni i Gjyqtarëve: Deklaratat e Ramës, denigruese dhe presion mbi drejtësinë

Unioni i Gjyqtarëve: Deklaratat e Ramës, denigruese dhe presion mbi drejtësinë

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) ka dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi publikisht gjyqtarin Klarent Dervishi, duke e akuzuar atë se po pengon lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Në një reagim zyrtar, Unioni i Gjyqtarëve i cilësoi komentet e Ramës si “denigruese ndaj figurës së gjyqtarëve dhe një formë presioni mbi gjyqësorin”. Sipas deklaratës së UGJSH-së, kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë të lejueshme vetëm brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore. Ata theksuan se sulmet politike ndaj gjyqtarëve jo vetëm që cenojnë pavarësinë e drejtësisë, por edhe minojnë besimin e publikut tek gjykatat. Unioni akuzon kryeministrin se po e kthen ushtrimin e një detyre kushtetuese në një “gjyq publik”, ku njëra nga palët, për shkak të fuqisë dhe hapësirës mediatike, denigron...