Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Udhëheqësi i partisë së ekstremit te djathtë në Britani si Trump, paralajmëron deportime masive të emigrantëve
Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme Reform UK, Nigel Farage, ka shpallur planet e tij për një qasje radikale ndaj imigracionit nëse partia e tij formon qeverinë. Në një intervistë për The Times, Farage tha se synon të tërheqë Mbretërinë e Bashkuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të nënshkruajë marrëveshje me vende si Afganistani dhe Eritrea për riatdhesimin e azilkërkuesve. Farage tha se nuk është i shqetësuar për pasojat që mund të përballen azilkërkuesit në vendet e origjinës, por për rrezikun që ai beson se ata paraqesin për qytetarët britanikë. “Nuk mund të jem përgjegjës për regjimet tiranike në botë. Por mund të jem përgjegjës për sigurinë e grave dhe vajzave në rrugët tona,” deklaroi ai. Ai u shpreh se do...