“Ia bëra mirë, e meritonte”, shokon 40-vjeçari shqiptar që vrau nënën e 4 fëmijëve të tij: Nuk pendohem për asgjë

“Ia bëra mirë, e meritonte”, shokon 40-vjeçari shqiptar që vrau nënën e 4 fëmijëve të tij: Nuk pendohem për asgjë

Fjalët e autorit 40-vjeçar të vrasjes së grave në Volos, Pandeli Nakoleci, menjëherë pas arrestimit të tij nga oficerët e policisë, janë tronditëse! Sipas informacionit nga mediat greke, burri, dukshëm i rraskapitur pas 29 orësh i fshehur 200 metra larg shtëpisë, sapo iu vunë prangat, iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë” . Këto deklarata cinike nga autori i krimit kanë shkaktuar zhgënjim, pasi konfirmojnë ftohtësinë me të cilën ai e pranoi aktin e tij, duke këmbëngulur se nuk ndien asnjë pendim për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare.   Top Channel