Zjarret në Portugali, zjarrfikësi 45-vjeçar vdes duke luftuar flakët

Zjarret në Portugali, zjarrfikësi 45-vjeçar vdes duke luftuar flakët

Një zjarrfikës ka vdekur në Portugali ndërsa po luftonte me një nga zjarret pyjore që kanë shpërthyer në vend, njoftoi sot presidenca portugeze. Presidenca i shprehu ngushëllimet e saj familjes së zjarrfikësit “i cili humbi jetën tragjikisht ndërsa po luftonte drejtpërdrejt me zjarret pyjore në komunën e Sambugal”, në veri të vendit. Ai është viktima e katërt e zjarreve këtë verë në Portugali. Sipas mediave portugeze, zjarrfikësi 45-vjeçar punonte për një kompani private zjarrfikëse. Portugalia, ashtu si Spanja fqinje, ku katër persona kanë humbur jetën gjithashtu, po përballet me zjarre shkatërruese që kanë djegur më shumë se 600,000 hektarë, pavarësisht një rënieje të temperaturave që ka përmirësuar situatën, sipas Mbrojtjes Civile. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), pothuajse...