Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar
Massimo D’Alema mund të konsiderohet si “pensionisti” më i famshëm i huaj në Shqipëri. Ish-kryeministri italian, i shndërruar në lobist ndërkombëtar, ka hapur prej fillimit të vitit 2024 një studio konsulence tregtare në Shqipëri. Zyra gjendet në pikën zero të vendit, në qendër të Tiranës, në “Pallatin e Kulturës”, një vend që shumë pak njerëz mund të kenë akses, për shkak të çmimit të qirasë. Por, as pozicioni, as emri i njohur, duket se nuk kanë qenë fat-sjellës për njeriun që drejtoi Italinë në vitet 1998-2000. Ai deklaron se studioja e tij, “A&I Albania” i ka siguruar fitime në vlerën rreth 10 mijë euro për vitin 2024. Me një mesatare mujore rreth 850 euro, të ardhurat e D’Alemas janë shumë më të ulta edhe të një...