‘Valë dhe fjalë’, panairi i parë veror i librit në Shëngjin

‘Valë dhe fjalë’, panairi i parë veror i librit në Shëngjin

 “Valë dhe fjalë”, panairi i parë veror i librit që e shndërron Shëngjinin në kryeqendrën e letërsisë shqiptare u çel mbrëmë në një aktivitet që mblodhi shkrimtarë e botues nga gjithë trevat shqiptare. Aktiviteti u organizua nën ideimin e shkrimtarit te talentuar Liridon Mulaj dhe me mbështetjen e bashkisë Lezhë. Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu vlerësoi organizmin e këtij panairi ku merrnin pjesë 20 shtëpi botuese, shkrimtarë, kritikë, zyrtarë e pushues nga gjithë trevat e vendit. “Lezha ngelet qytet i dashur për librin. I quajtur qyteti i muzës, aktivitete të tilla i japin më shumë energji jetës së përditshme. Nder dhe privilegj që kishim mes nesh, deputeten e Kuvendit të Kosovës Shqipe Selimi, si dhe Kryetaren e Komunës së Presheves Ardita Sinani”, u shpreh...