Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Rama bën thirrje: Bashkohuni nismës “Male të Pastra”, kontribut modest i gjithësecilit
                            Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje këtë të shtunë që qytetarët t’i bashkohen nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Më 26 gusht do të ndërmerret një aksion pastrimi në dhjetë parqe kombëtare e natyrore. “MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. Top Channel