Komedi në KPP/ ABS: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

Komedi në KPP/ ABS: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur me një situatë të paprecedentë, teksa kompania Advanced Business Solutions ka dërguar me urgjencë një shkresë duke kërkuar anullimin e tërheqjes nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t. Në shkresë, kompania me pronarë Geron Meçen thotë se kërkesën për t’u tërhequr nga ankimimet nuk e ka bërë ajo, por dikush tjetër që i ka piratuar llogarinë në e-Albania. “Ditën e sotshme, me datë 13.08.2025 jemi vënë në dijeni përpara faktit se me datë 12.08.2025, persona të paautorizuar kanë arritur të ndërhyjnë në llogarinë tonë në e-albania duke ngarkuar dokumente në seksionin e ankesave drejtuar institucionit tuaj sipas të cilave deklarohet “dorëheqje e ankimit të paraqitur” për disa procedura prokurimi,” thuhet në shkresën urgjente që kompanitë Advanced Business Solutions dhe Datalog...