Tre italiane bëjnë ‘kërdinë’ në Ksamil, vjedhin bizhuteri e parfume

Tre italiane bëjnë ‘kërdinë’ në Ksamil, vjedhin bizhuteri e parfume

Tre shtetase italiane janë përfshirë në vjedhje në Ksamil. Nga veprimet hetimore, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja italiane M.D., ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtoret e saj, G.D., 18 vjeçe dhe G.C., 22 vjeçe. Hetimet tregojnë se më 21 gusht 2025, tre të rejat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur sende me vlerë, bizhuteri, parfume dhe suvenire, nga stendat në zonën e bulevardit të Ksamilit. Vlera e tyre arrin rreth 150 mijë lekë. Një pjesë e sendeve të vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Top Channel