Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit.
Fadromat kanë prishur një tjetër objekt, i cili shërbente si njësi akomodimi dhe ishte skualifikuar më herët nga Drejtoria e Legalizimeve.
Ky është objekti i dytë që prishet pas vendimeve të fundit për skualifikim nga procesi i legalizimit.
Sipas IKMT, shumë ndërtime në zonë janë ngritur pa leje dhe kanë pritur të përfitojnë përmes legalizimeve, por tashmë janë të destinuara për t’u shembur.
Aksioni i IKMT pritet të vijojë në vijën bregdetare, ku janë evidentuar edhe objekte të tjera të paligjshme që do të trajtohen sipas ligjit.
IKMT vijon aksionin në jug, shembet një tjetër ndërtim pa leje në vijën bregdetare
