Qindra mijëra biseda me chatbot-in Grok të ekspozuara në rezultatet e kërkimit në Google

Qindra mijëra biseda me chatbot-in Grok të ekspozuara në rezultatet e kërkimit në Google

Qindra mijëra biseda të përdoruesve me chatbot-in me inteligjencë artificiale (AI) Grok, i krijuar nga Elon Musk, janë ekspozuar në rezultatet e motorëve të kërkimit, duket se pa dijeninë e përdoruesve. Kur përdoruesit e Grok shtypin një buton për të ndarë një transkript të bisedës së tyre, krijohen lidhje unike, por përveç ndarjes me personin e synuar, ky buton gjithashtu e bën bisedën të aksesueshme në internet përmes kërkimit. Një kërkim në Google të enjten zbuloi se ishin indeksuar gati 300,000 biseda me Grok. Kjo situatë ka bërë që një ekspert ta përshkruajë fenomenin si një “katastrofë e privatësisë në zhvillim.” BBC i është drejtuar kompanisë X për një koment. Ndërkohë, Forbes, një publikim i njohur për teknologji, ishte i pari që raportoi për këtë...