Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ilir Meta u la në burg, Gjykata e Posaçme zbardh vendimin: Mund të ndikojë mbi dëshmitarët
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit në burg ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Sipas gjykatës, Metës nuk mund t’i zbutet masa për shkak se në liri mund te ndikojë te dëshmitarët që do të japin dëshminë ne procesin ndaj tij. Vendimi i arsyetuar i GJKKO për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta: Në përfundim të gjykimit të kësaj çështje, në sajë të provave që ju nënshtruan gjykimit, Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk evidentohet që të jemi para asnjërit prej rasteve të parashikuara në ligj kur gjykata mund të disponojë me zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë tjetër sigurimi më të butë. Më konkretisht, gjykata vlerëson se: Së pari, nuk jemi përpara rastit kur...