Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Marrëveshja Ukrainë-Rusi, kryediplomatja e BE: Territoret, “kurth” i Putinit, do marrë e s’do japë gjë!
Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas paralajmëron të mos detyrohet Ukraina që t`i lëshojë Rusisë territore paqeje. Kallas i tha programit Today të BBC-së se koncesionet e territoreve janë në fakt “kurthi në të cilin Putini dëshiron që të hyjë Perëndimi”. Rajoni i Donbasit në Ukrainën lindore është kontestuar prej kohësh nga Moska, me agresion ushtarak që detyroi 1.5 milion ukrainas të largohen gjatë dekadës së fundit. Kievi vazhdimisht e refuzuar lëshimin e Donbasit në këmbim të paqes, pavarësisht se Trumpi e sheh si “të domosdoshme” një lëvizje të tillë. Kallas – e cila është vendosur në “listën e të kërkuarve” të Kremlinit – foli gjithashtu gjatë për nevojën e garancive “të besueshme dhe të forta” të sigurisë për Ukrainën. Ajo pranoi se nuk kishte...