Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kaja Kallas: Presioni ndaj Ukrainës për të lëshuar territore, kurth i Putinit. Në Alaskë, mori gjithçka që donte
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka paralajmëruar se çdo përpjekje ndaj Ukrainës për të lëshuar territore në kuadër të një marrëveshje paqeje me Rusinë, është një “kurth” i mirëmenduar i presidentit rus Vladimir Putini. Në një intervistë për BBC, Kallas theksoi se lejimi i Rusisë që të marrë territoret e pushtuara, si Donbasi, do të legjitimonte agresionin. Ajo thotë se garancia më e fortë për sigurinë e Ukrainës mbetet një ushtri e fuqishme ukrainase dhe paralajmëroi që garancitë ndërkombëtare nuk duhet të jenë vetëm “në letër”. Komentet e Kallas vijnë në një kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës evropianë janë përfshirë në bisedime të paqes në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që presidenti Donald Trump ka caktuar një afat dy...