Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi një person me armën e shërbimit
Një inspektor i Gardës së Republikës së Shqipërisë ka rënë në prangat e policisë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet për kanosje. Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, u arrestua në flagrancë. Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.