Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            SHBA, paralajmërim për rrezik kanceri nga pijet alkoolike
                            Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore në Shtetet e Bashkuara udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të shtohet paralajmërimi mbi rrezikun e prekjes nga kanceri, duke vënë në dukje se konsumimi i tyre shton mundësinë për rrezik të kancerit të gjirit, mëlçisë, zorrës së trashë dhe llojeve të tjera të kancerit. Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore Vivek Murthy bëri thirrje për rivlerësim të udhëzimeve mbi limitet e konsumimit të alkoolit, në mënyrë që njerëzit të peshojnë rrezikun e prekjes nga kanceri, kur të vendosnin nëse do të konsumojnë alkool dhe sa. “Konsumimi i alkoolit është në mesin e tre shkaktarëve kryesorë të llojeve të ndryshme të kancerit në SHBA, të cilët mund të parandalohen. Alkooli është i treti, pas duhanit dhe obezitetit,...